Po mahnit prej kohësh në Portugali, Grimaldo vendos destinacionin e ardhshëm

Alehandro Grimaldo është një ndër lojtarët më të spikatur të Benfikës, i cili njihet si një ekip që promovon shumë talente vit pas viti. Spanjolli u ble 3 vite më parë nga Barcelona B, për shifrën e 2.1 milionë eurove dhe që nga ajo kohë është kthyer në një pikë kryesore për ekipin luzitan.

Për 23-vjeçarin pati shumë kërkesa, sidomos merkaton që lamë pas, ku shumë ekipe të mëdha u vunë në radhë për spanjollin. Gjithsesi, Benfika, i rezistoi ofertave, duke e mbajtur “yllin” e saj, të paktën deri në fund të këtij sezoni, pasi siç raportohet dhe nga mediat, Grimaldo do të largohet drejt Premier Ligës osë La Ligës.

Arsenali dhe Atletiko Madrid janë ekipet që duken më pranë mbrojtësit. Grimaldo shihet si pasuesi ideal për Filipe Luis e Lukas Hernandez, por dhe në kampin e Arsenalit shihet si përforcim i rëndësishëm për linjën e majtë të mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *