Po luhet miqësorja e dytë e Skënderbeut, përballë kampionët e Turqisë

0

Skënderbeu u mund në miqësoren e parë nga Bursaspori dhe sot zbret sërish në fushë, këtë radhë për t’u ndeshur me Beshiktashin (15.00), një ndër ekipet më të forta në Turqi dhe kampion në fuqi.

Trajneri Ilir Daja hedh në fushë formacionin e vet më të mirë, duke provuar në mesfushë Osmanin dhe duke luajtur si zakonisht me Soue në sulm.

Ndërkaq, Beshiktashi e nis me një formacion mik, duke lënë në stol disa nga titullarët, si Adriano, Atiba Haçinson, Medel, Kuaresma, Taliska e Negredo, ndërsa Pepe e Toshiç nuk janë as në stol.

Besiktas – Skënderbeu      1-1

Shënues: Pektemek 16′ / Soue 16′

Beshiktas: Fabricio, Gëkhan, Mitroviç, Vida, Xhaner, Nexhip, Tolgaj, Oguz’han, Babel, Lens, Mustafa

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, James, Soue.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image