Po luhet klasikja e Shqipërisë, Ilir Meta dhe Ademi mes sallës së stërmbushur

0

Klasikja mes Vllaznisë dhe Tiranës është duke u luajtur në këto moment, por këtë herë jo në futboll. Dy skuadrat që i kanë dhënë shumë sportit shqiptar ndër vite po përballen ditën e sotme në parketin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Ndeshja është e vlefshme për kampionatin e basketbollit për meshkuj, ndërsa vihet re interesi i lartë që është zgjuar te sportdashësit.

Këta të fundit kanë mbushur sallën ku po luhet takimi, ndërsa mes tyre gjendet edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Prezencën e tij e ka bërë të ditur vetë Meta, i cili ka postuar një foto pak momente para fillimit të ndeshjes, ku shihet të jetë nën praninë e kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.