Po kryeson kampionatin në Kroaci, mbrojtësi i Kombëtares është i jashtëzakonshëm

Te Shqipëria nuk qendroi as 90 minuta të plota në stol, për të marrë menjëherë fanellën e titullarit. Ky ishte Ardian Ismajli, që në një kohë rekord, u kthye në një futbollist të rëndësishëm për Kombëtaren.

Madje jo vetëm duke qenë në fushë, por duke dalluar mbi të tjerët. Kjo vazhdimësi është edhe në kampionatin kroat, atje ku Ismajli është shpallur sërish në formacionin e javës. Ekipi i tij, Hajduk Split, po kreson përkohësisht kampionatin në Kroaci dhe ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Zapresic.

Ismajli ka qenë tek më të mirët, aqsa “Telesport.hr” e ka zgjedhur për herë të dytë rresht në formacionin e javës. Ndërkohë kjo ishte hera e 4 në 9 ndeshjet e para, që mbrojtësi kuqezi merr një vlerësim të tillë. Mes të tjerash, media kroate shkruan: “Pasi i kemi vlerësuar instiktin mbrojtës dhe thellësinë që ka, bën menjëherë një performancë të përsosur.Ka ndërprerë 8 pasime të kundërshtarëve, ka fituar 10 nga 11 duele, me 2 driblime të sakta në po aq herë të provuara. /Sport Ekspres/