Po kritikohet nga të gjithë te Man Utd, Solskjaer është bërë trajner nga…”Football Manager”

Solskjaer po merr rezultateve negative te Manchester United, duke marrë kritika nga të gjithë. Së fundmi “djajtë e kuq” kanë dështuar sërish ndaj një ekipi të vogël, këtë herë ndaj Burnley. Një e dhënë e bukur është mënyra sesi norvegjezi ka marrë këtë profesion.

Më saktësisht është zhvilluar duke luajtur me “Football Manager”. Shumë kohë më parë do të shprehej mbi këtë aplikacion se ndihmon shumë dhe ka ngjashmëri të madhe me realitetin. “Mbaj mend që kur luaja gjithmonë aktivizoja të rinjtë që t’i jepja një shans. Kanë ngjashmëri të madhe dhe kanë bërë kërkime tepër për të arritur në këtë lojë. Mësova shumë mbi lojtarët atje dhe për futbollin”, ka thënë Solskjaer. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *