“Po, jo…përse jo?”! Tmerri edhe i gazetarëve, Erling Haland nxjerrë një tjetër intervistë bllof dhe i çuditshëm

0

Nga Klaudio Ndreca

Erlind Haland nuk është vetëm tmerri i kundërshtarëve, por njëkohësisht edhe i gazetarëve. Sulmuesi norvegjez nuk ka një marrëdhënie shumë të mirë me mediat dhe nuk para zgjedhë që të bëj rrëfime për to.

Madje në shumicën e intervistave pas ndeshjes, gazetarët vendosen në siklet nga përgjigjet fare të shkurtra që vijnë nga Haland, që asnjëherë nuk zgjatet për të dhënë idenë e tij. Pra në një farë mënyre, duke zgjedhur që të flasë vetëm në fushën e lojës.

Kjo ka ndodhur edhe në ditën e djeshme, kur gazetari i “Sky Bundesliga” zgjodhi t’i bënte disa pyetje për gjestin e veçantë që bënë lojtarët e Dortmundit në fundin e ndeshjes, duke duartrokitur në atë stadium të boshatisur, por shpejt u dorëzua pasi e kuptoi se Halandi ishte kthyer në origjinë.

Pas bilbilit të fundit, ju shkuat me gjithë ekipin në tribunën e “Murit të Verdhë”, i cili natyrisht ishte sot bosh. Pse e keni bërë këtë?

Përse jo?

Ishte kjo si një tip mesazhi që ti doje të dërgoje?

Po

A mund të na tregoni se çfarë mesazhi ishte ky?

Për tifozët tanë!

A janë ata gjithçka për ty dhe Dortmundin?

Po ata janë!

Faleminderit shumë. U lumturova tepër që fola me ty

Faleminderit ti! /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.