“Po investojnë paratë e fëmijëve këta presidentë heronjë”, Safet Gjici: Ja shifra që shpenzohet nga klubet në Superiore

Nga Klaudio Ndreca

Safet Gjici ka qenë i pranishëm në “Televizionin Skan”, për të folur mbi aspektin ekonomik të futbollit në Superiore. Kështu presidenti i Kukësit ka treguar vështirësinë që përballen këto skuadra me shpenzimet e bëra, madje duke i quajtur edhe heronjë drejtuesit për iniciatiavën që ndërmarrin për të hyrë në këtë sport. Për të pasur një ide më të qartë, Gjici shprehet se ekipet që ndodhen në pesë vendet e para shpenzojnë shifrën që i kalon 500 mijë eurot.

“Kukësi e meritonte një stadium të ri dhe po sorrollateshim në dy vite sa në një stadium në tjetrin. Nuk e kanë pasur mundësinë edhe tifozët në aspektin ekonomik për të paguar biletën dhe për të udhëtuar që të mbështesin skuadrën në qytete të ndryshme. Vizita e Kryeministrit Rama në stadium do të jap një impuls tjetër. Diskutuam edhe disa problematika që dolën në këtë diskutim, ku do të bashkohet edhe këndi i lojërave me stadiumin.

Ka shpenzime të llahtarshme për të mbajtur një ekip futbolli në Shqipëri, pasi nuk mund të dalësh rentabël. Përveç rasteve të sukseseve në Europë si Kukësi dhe Skënderbeu që mund të mbulohen shpenzimet e bëra. Të gjithë presidentët që investojnë paratë e fëmijëve të tyre në këtë fushë janë heronjë dhe duhen mbështetur.

Shifra nuk mund të them, por bëhet fjalë për shuma të mëdha. Klubet që konkurrojnë për 5 vendet e para, janë shpenzime që kalojnë në 500 mijë euro. Por ekipet që konkurrojnë në Europë, ka shpenzime edhe më të mëdha”, u shpreh Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *