“Po i mbajmë lojtarët me shpresa, prisni 2-3 javë”! Cungu tregon shqetësimet: Nuk paguhen të gjithë mirë

Protagonistët e futbollit në Shqipëri vazhdojnë që të ngrejnë zëri për pakënaqësitë dhe shqetësimet e tyre. Ndërkohë nga ana e shtetit nuk ka ende një përkrahje për të dalë nga kjo situatë e vështirë. Ndërsa në shumë shtete kanë dalë datat dhe planet sesi do të rikthehet futbolli, shumë herë më të prekur se Shqipëria nga pandemia, të paktën sipas statistikave zyrtare, në vendin tonë mungon ende një gjë e tillë.

I ftuar në “Ora Sport”, trajneri i Laçit, Armando Cungu ka ngritur shqetësimet e tij. Ai është shprehur se lojtarët po mbahen ende me shpresa, se kampionati do të rifillojë brenda 2-3 javëve, megjithëse bëhet e qartë se duhet të kuptohet fakti i lojtarëve të rinjë që marrin paga modeste. Pra jo të gjithë paguhen në mënyrë të kënaqshme për t’ia dalë mbanë në këto kohë të vështira.

“Besoj se nuk do shumë mend për të thënë se ka vështirësi. Për derisa ka shumë kompani të fuqishme vështirësi, atëherë edhe futbolli ka shumë. Nuk është e lehtë për të nxjerrin lekë. Më e vështirë është për ata që japin. Presidenca bashkë me ekipin ka qenë në bisedime për të gjetur një dakordësi. Presidenti ka treguar gatishmëri për tu përgjigjur. Do të gjejmë një zgjidhje mes sportistëve dhe drejtuesit e klubit. Dhe ekipe në nivel kanë shfaqur shumë probleme financiare. Por duhet të kuptojmë diçka që jo të gjithë sportistat paguhen me paga të kënaqshme. Shumë futbollistë të rinj kanë paga modeste. Është shumë e vështirë për sportistët. Po bëhen gati 2 muaj që ndodhemi në vështirësi, sidomos futbollistët. I kemi mbajtur me shpresa duke thënë se për 2-3 javë do të rifillojë stërvitja. Kjo mënyra e re e stërvitjes online nuk është shumë efektive edhe për t’i parë procesin e tyre”, tha Cungu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *