Po i ikin mbrojtësit më të mirë, Juric flet me “pikëllim”: Kumbulla është një shembull

Në merkaton e janarit Verona ka bërë një bingo të madhe sa i përket mënyrës së të promovuarit lojtarë. Pak ditë më parë Amir Rrahmani u zyrtarizua te Napoli ndërsa në pritje të largimeve është edhe Marash Kumbulla. Dyshja shqiptare më e vlerësuar e momentit dhe e lakumar nga shumë ekipe.

Teksa sheh interesimet e klubeve, trajneri i Veronës, Ivan Juric nuk i ngelet shumë për të folur për largimet që nuk do donte t’i humbiste. Fillimi i fazës së dytë të kampionatit e zë ngusht trajnerin i cili duhet të punojë njëkohësisht edhe për zëvendësimin e qendërmbrojtjes. Se fundmi Juric ka folur edhe për Kumbullën duke e cilësuar atë si shembulli i rritjes së një lojtari nga ana profesionale

“Të gjithë kanë bërë përparime, nga më i vjetri tek i ri. Marash është një shembull, ai është një djalë shumë serioz, ai është i përqendruar në punë. Ai duhet të vazhdojë kështu “- ka thënë trajneri për mediat vendase, ku dukshëm shihet një pikëllim i tij për hapsirat e krijuara në klub, ndonëse Rrahmani do të jetë deri në fund të sezonit e një formulë e ngjashme pritet të ndodh edhe me mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë./Sport Ekspres/