Po festonte me nje mik/ Lojtarin e Schalke-s e harrojnë në lokal, shkak urdhëri i qeverisë për mbylljen e lëvizjeve

Përhapja e koronavirusit në mbarë botën ka detyruar edhe Gjermaninë të kufizojë oraret e lëvizjeve. Bundesliga ka hyrë në karantinë teksa ka ende lojtar të pabindur që thyejnë rregullat e vetizolimit. Kështu ndodhi me rastin e Amine Harit. Mesfushori 22 vjeçar kishte dal për tu argëtuar pak me një mikun e tij por i ndodhi e papritura.

Autoritetet gjermane kanë vendosur kufizime në lëvizjen e qytetarëve dhe mbylljen e të gjitha aktiviteteve pas orës 18:00. Njoftim të cilin marokeni nuk e kishte dëgjuar duke e pësuar në të tillë mënyre. Lokali ku po qendronte mesfushori i Schalke u mbyll dhe brenda tij mbeti Harit dhe miku i tij. U desh ndërhyrja e policisë që dy të rinjtë të dilnin nga lokali, duke pranuar edhe fajet e mosinformimit mbi situatën e krijuar në vend. Edhe klubi i Schalke ka thënë se lojtari i tyre ka kërkuar ndjesë duke shprehur se nuk ishte në djeni të kufizimit të lëvizjeve./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *