“Po bëni ndonjë gol, për turp”/ Tifozët e Partizanit nuk e kapërdijnë humbjen ndaj ekipit të Naser Alijit

Trajneri Sormani ka marrë një detyrë të vështirë te Partizani për të kthyer optimizmin e tifozëve dhe për të sjellë rezultatet pozitive. Gjendja është disi delikate, ndërsa të kuqtë nuk pranojnë humbjen as në miqësore, e bashkuar kjo edhe me një paraqitje të dobët.

E tillë ishte skuadra e Partizanit ndaj Honved, atje ku do të humbiste me rezultatin 0-2. Skuadra hungareze në fakt nuk është e padëgjuar, pasi bën pjesë në elitën e kampionatit dhe atje aktivizohet edhe mbrojtësi i Kombëtares, Naser Aliji. Por tifozët e kuq kanë qenë të irrituar pas kësaj humbje, ndërsa komentet në faqjen zyrtare tregojnë mungesën e besimit për vazhdimësinë, por edhe duke prekur faktin se te Partizani e kanë të vështirë që të gjejnë rrjetën e kundërshtarit. /Sport Ekspres/