“Po ai është vëllai im”/ Eric Dier kapërcen shkallët dhe shkon të rrah tifozin e tij, ndodh te Totenhemi

0

Një ngjarje vërtet e rrallë ka ndodhur në ndeshjen e “FA Cup”, atje ku Totenhemi është përballur ndaj Norwich. Skuadra e Murinjos është eliminuar nga Norwich nga ruleta ruse, ndërsa koha e rregullt u mbyll në shifrat 1-1.

Por ajo që komentohet gjerësisht është sjellja e mesfushorit Eric Dier. Nga stadiumi ka pasur një tifoz që ka bërë thirrje raciste kundrejt lojtarit tjetër të Totenhemit, Gedson Fernandes. Kaq ka mjaftuar që Dier të fluturojë mbi stolat dhe të shkojë që të përplaset fizikisht me tifozin në fjalë.

E megjithatë do të ishin të pranishmit e tjerë në stadium që do ta ndalonin lojtarin e Totenhemit për t’u konfliktuar fizikikisht. “Po ai është vëllai im”, ishte thirrja mes nervave të Dier, që nuk mund ta përtypte kurrsesi sjelljen e tifozit. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.