Plori nuk mban sekrete: I dua këta tre lojtarë te Besëlidhja!

Gjatë kësaj periudhe, shumë emra dalin në merkato nga skuadra të ndryshme. Te Besëlidhja kërkojnë të jenë konktretë dhe nuk duan të bëjnë shumë zhurmë për ata që kanë afruar. Këtë e deklaron për SportEkspres.com trajneri Elvis Plori, i cili në pritje të nisjes së përgatitjeve më 17 korrik, thekson se në bashkëpunim edhe me drejtuesit e klubit, puna është fokusuar në merkato dhe nisja e stërvitjes.

“Deri në këtë periudhë ne kemi mbyllur gjithçka me serbin Milan Gjorgjeviç, i cili ka qenë pjesë e kësaj skuadre në sezonet e kaluara dhe është një njohje e vjetër dhe i shërben skuadrës. Javën e kaluar e kemi mbyllur me mbrojtësin e Dinamos, Arian Sheta, me mesfushorin e Tomorit, Aristotel Kolecin. Janë tre përforcime serioze për Besëlidhjen, ndërkohë jemi në kërkim të emrave të rinj”, deklaroi Plori.

Çfarë po synon më shumë Besëlidhja në këtë merkato? Trajneri Plori ka edhe fiksime: “Sulmuesi Ruben Danaj nga Shënkolli, sulmuesi Jurgen Vatnikaj e mbrojtësi Sokol Neziri nga Kastrioti, këta janë emrat e parë që mendojmë të afrohen te Besëlidhja. Më pas, fokusi ynë në merkato do përqendrohet për një mesfushor dhe një sulmues, për t’u fokusuar pastaj më shumë te përgatitjet”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *