Plori nuk e nënvlerëson Vorën: Kujdes, i mbyturi të mbyt!

Burreli shpëtoi në fund në përballjen me Ilirinë në shtëpi, teksa mori një pikë që vlen shumë për mënyrën se si shkoi ndeshje. Takimi i radhës në program për matjanët është kundër Vorës së vendit të fundit. Trajneri Elvis Plori e vlerëson maksimalisht kundërshtarin, pavarësisht pozicionit në tabelë.

Sipas teknikut shkodran, Vora edhe pse ka vetëm 5 pikë, ka të drejtë të shpresojë te mbijetesa. Matematika ua lejon diçka të tillë, ndërkohë që  Burreli do mundohet të marrë maksimumin dhe të realizojë sa më shpejt objektivin sezonal.

Për SportEkspres.com, Plori deklaroi: “Ndeshja me Vorën është përcaktuese për Burrelin, pavarësisht se jemi në krye të zonës Play-out në Grupin B. ‘I mbyturi të mbyt’ , ndaj duke qenë se edhe matematika na mban të gjitha skuadrave në lojë, duhet seriozitet dhe vlerësim për këtë sfidë. Ky pushim nuk na favorizon, por duke qenë i planifikuar, po e respektojmë me përgatitjet dhe miqësoret që do zhvillojmë”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *