Plori i kenaqur me shortin, Malo prane Kastriotit

0

Trajneri ka besim se me këtë grup, i ka të gjitha mundësitë për ta rikthyer në elitë skuadrën e tij, konfirmon edhe negociatat me Malon

 

Nderim GOCI

Pas afrimit të mesfushorit, Behar Ramadani, te skuadra krutane, drejtuesit e presidencës janë pranë një tjetër goditje cilësore. Bëhet fjalë për sulmuesin e njohur kryeqytetas, Juljan Malo. Një fakt të tillë e bën të ditur për gazetën “Sport Ekspres”, numri një i pankinës krutane, Elvis Plori. Sipas trajnerit shkodran që këtë edicion futbollistik do të drejtojë skuadrën krutane, palët janë ende në bisedime dhe pritet që këto ditë, ata të vendosin për të ardhmen e futbollistit. Nëse sulmuesi Malo bie dakord që këtë edicion futbollistik të jetë pjesë e formacionit krutanë, ai së bashku me shkodranin Rraboshta, ka të ngjarë të përbëjnë një nga “dyshet” më të spikatura të kampionatit të Kategorisë së Parë. Ndërsa, për futbollistin shkodran Behar Ramadani, sipas trajnerit shkodran, ka të ngjarë që ai të firmosë kontratën këtë fundjavë. Nga biseda që zhvillojmë me trajnerin Plori mësojmë se ai ka në plan përfshirjen e disa futbollistëve cilësorë, jo vetëm nga kampionati ynë, por edhe nga jashtë vendit. Një qëndrim që forcon akoma më shumë prononcimin e dhënë nga ia para disa ditësh. Madje, sipas shkodranit Plori, mësojë se me disa futbollistë janë ende në bisedime intensive. Ndërsa, për ndarjen e grupeve të bërë nga FSHF-ja, trajneri krutan, Plori, shprehet i kënaqur dhe pse lufta për të zënë vendin e parë në grup do të jetë i fortë: “U njohëm me ndarjen e grupeve. Jam i kënaqur dhe pse lufta për të zënë vendin e parë do të jetë e fortë. Duke mos paragjykuar për asnjë kundërshtarët, Besëlidhja mbetet një nga skuadrat më rivale në këtë kampionat”, do të mbyllte komentin e tij trajneri krutan, shkodrani Elvis Plori.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image