Plori: Fitoi zemra, jo lapsi! U ngatërruan me babën!

Burreli ia doli të shpëtonte prej rënies nga Kategoria e Parë, pasi sot mposhti në Shkodër Veleçikun me rezultatin minimal 0-1. Matjanët ishin të pashpresë kur i mori përsipër Elvis Plori, i cili në Kategorinë e Parë është një ekspert. Edhe në të shkuarën e ka shpëtuar Burrelin, ndërkohë që ka ngjitur në Superiore Tërbunin.

Pas fitores së sotme me skuadrën nga Kopliku ai nuk është përmbajtur. E ka me rivalët, që sipas trajnerit shkodran kanë gabuar me llogaritë e tyre në një kampionat që ai e ka habitatin e tij. Rezultati i ka dhënë të drejtë Plorit.

Për mediat në Shkodër ai ka deklaruar: “Javën e fundit ishim pushim dhe të gjitha llogaritë, sipas tyre, jo sipas nesh, ishin të tjera. Nuk dua të zgjatem shumë, jam shumë i gëzuar, por u ngatërruan me babën e Kategorisë së Parë. Fitoi zemra dhe jo lapsi, kaq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *