Plori e Daja, mungesa të rëndësishme në fundjavë

Flamurtari pret Kastriotin të shtunën dhe fitorja është i vetmi objektiv për vlonjatët. Skuadra e Ilir Dajës ka humbur dy ndeshjet e fundit dhe ai entuziazmi i fillimit sikur është shkuar. Gjithsesi me krutanët pritet rikthimi te fitorja.

Por ajo që është e sigurt ka të bëjë me faktin se sërish Flamurtari nuk do të jetë i plotë. Elton Kale pret “OK”-in e FIFA-s për të debutuar, ndërkohë ka probleme edhe për mbrojtësin Albi Alla. Ky i fundit mund ta humbasë ndeshjen me Kastriotin, ashtu sikurse edhe Alesio Hyseni.

Edhe Kastrioti në anën tjetër nuk do të ketë të gatshëm Emiljano Çelën. Mbrojtësi, i cili kundër Laçit u pozicionua në të majtë, është i pezulluar prej kartonit të kuq të marrë me kurbinasit. Gjithashtu edhe greko-sudanezi Rahim është çështje në Krujë. Sulmuesi anësor ka pasur probleme me klubin dhe në dy ndeshjet e fundit as që është grumbulluar me ekipin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *