Plori: Do jemi cinikë, pak ekipe marrin pikë në Shënkoll

0

Fundjava duket sikur po troket shpejt për ndeshjet e javës së 23-të të Kategorisë së Parë. Të gjitha sfidat luhen ditën e shtunë, ndërsa të dielën zhvillohen vetëm dy sfidat e zonës Play-out në Grupin B. Ndërkohë, Burreli kryesues në pesëshen e dytë të grupit A, do të luajë në transfertë me Shënkollin e vendit të fundit.

Një ndeshje që për lezhjanët vlen sa një sezon. Trajneri i Burrelit, Elvis Plori, deklaron se do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Për SportEkspres.com, trajneri shkodran theksoi se Burreli shkon për të marrë maksimumin.

“Shënkolli është fushë e vështirë dhe pak ekipe kanë marrë pikë, por ne do shkojmë në këtë sfidë për të dhënë maksimumin tonë. Jemi në lojën e mbijetesës të gjitha ekipet, prandaj kërkoj një skuadër cinike. Përqendrimi duhet të jetë fjala kryesore në këtë ndeshje”, u shpreh trajneri Plori.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.