Plisat bojkotojnë kombëtaren, Kastrati zbulon arsyen!

Shqipëria sot përballet me Izraelin prej orës 20:45, ndërkohë që në mbështetje të kombëtares janë rikthyer Tifozat Kuqezi, që thyen bojkotin pas bisedimeve me FSHF-në dhe me Policinë e Shtetit. Por nëse TKZ kthehet, këtë herë janë Plisat që nuk do të jenë në stadium.

Kryetari i këtij grupimi, Albert Kastrati, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka njoftuar mungesën e Plisave të Prishtinës. Ai arsyeton edhe pse kanë arritur në këtë pikë.

“Plisat në ketë ndeshje nuk marrin pjesë te organizuar (normalisht që Plisa do të ketë nëpër tribuna). Arsyeja është që ketë ndeshje nuk e organizon Federata Shqiptare, por komplet Ministria e Brendshme. Ta cakton tre ore para ndeshjes e nuk të siguron kurrgjë as me hangër e as me pi, plus edhe dy orë ndeshja e bohen 5 orë me nejtë në stadium.

I kanë dhanë aq rëndësi këtij shteti (Izraelit) e në fakt kurrkujt nuk i kërcet me i bo send. Kështu që na i urojmë fitore Shqipërisë e sa ma shumë probleme Ministrisë”, shkruan Kastrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *