Pleshti po trazon gjithë Barcelonën: Nuk befasohem nga reagimi i klubit, na vendosin në…mikroskop

0

Marrëdhëniet në klubin e Barcelonës janë të krisura dhe ngjarjet që e kanë shoqëruar ekipin katalanas këto kohëe tregojnë qartë. Polemikat nuk kanë munguar në kampin katalanas, duke nisur nga skandali me presidentin Bartomeu, i cili kishte paguar një kompani për të pastruar imazhin e tij dhe për të përbaltur atë të shumë figurave të mëdha të klubit. Për të vijuar më pas edhe te përplasja mes Mesit dhe Abidal, që mori bujë të madhe në media. Ndërkohë  çështja e fundit e hapur te Barcelona është ajo e uljes së pagave për lojtarët si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19. Një temë e shumëpërfolur kjo, ku shpesh u bë e ditur se futbollistët nuk po pranonin shkurtimin e rrogës së tyre.

Por ai që ka reagur ka qenë edhe kapiteni dhe njëkohësisht ylli i skuadrës spanjolle, Leo Mesi. Argjentinasi ka trazuar gjithçka, duke thënë se nuk befasohet nga klubi, por në të vërtetë lojtarët kanë qenë të gatshëm që nga fillimi për uljen e pagave të tyre dhe e vetmja arsye pse u prit kaq gjatë ishte fakti se dëshironin të jepnin zgjidhjen e duhur në mënyrë që të gjithë punonjësit e tjerë të Barçës të paguheshin me rrogë të plotë përgjatë gjithë periudhës së luftës me koronavirusin. Gjithashtu “pleshti” shton se ndihet i surprizuar nga anëtarë brenda klubut blaugrana që janë përpjekur t’i vendosin në mikroskop dhe t’i ushtrojnë presion për diçka që lojtarët kanë qenë të vullnetshëm që prej fillimit për ta bërë.

“Është shkruar dhe thënë shumë për ekipin e parë të futbollit në FC Barcelona, kur bëhet fjalë për pagat e lojtarëve gjatë këtij gjendje alarmi. Para së gjithash, ne do të dëshironim të sqarojmë se ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm të aplikojmë një ulje pagash, sepse ne e kuptojmë në mënyrë të përsosur se kjo është një situatë e jashtëzakonshme dhe ne jemi gjithmonë të parët që ndihmojmë klubin kur na është kërkuar. Në të vërtetë, ne shpesh e kemi bërë këtë me iniciativën tonë në ato momente në të cilat ne e kemi konsideruar të rëndësishme ose të nevojshme.

Për këtë arsye, ne nuk mund të ndihmojmë por të befasohemi nga fakti se nga brenda klubit ka nga ata që përpiqen të na vendosin nën mikroskop ose të bëjnë presion që ne të bëjmë diçka për të cilën kemi qenë gjithmonë të qartë se do të bënim. Në fakt, nëse një marrëveshje ka marrë disa ditë për t’u arritur, është thjesht sepse ne po kërkonim një formulë për të ndihmuar klubin dhe gjithashtu për të ndihmuar punonjësit e tij në këto periudha shumë të vështira. Nëse nuk do të flisnim publikisht më parë, do të ishte sepse përparësia jonë ishte gjetja e zgjidhjeve reale që mund të ndihmonin vërtet klubin dhe gjithashtu ata që do të preken më shumë nga kjo situatë”, ka shkruar ndër të tjera Leo Mesi, që shfaq kështu hapur se marrëdhëniet brenda klubit të Barcelonës nuk janë aq të qeta si dikur./Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi) on

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.