“Pleqtë” shkruajnë historinë, ndeshje e veçantë në Premier Ligë

Premier Liga zhvilloi të mërkurën shumicën e ndeshjeve të vlefshme për javën e 19-të. Kristal Palas-Kardif ishte një nga duelet e zhvilluara, takim mjaft delikate për të dyja skuadrat, sidomos për miqtë, të cilët ndodhen në pozita, ku rrezikojnë rënien në Championship.

Ndeshja përfundoi në paqe, me ekipet që nuk arritën të shënonin, duke mbyllur çdo gjë me rezultatin e bardhë 0-0. Gjithsesi, ajo që ra në sy në këtë duel ishte se u shndërrua në ndeshjen që shihte për herë të parë në historinë e Premier Ligës, dy trajnerë që i kishin kaluar të 70-tat.

Roi Hoxhson përballë Neil Uornok. Dy trajnerë me shumë eksperiencë, ku Roi Hoxhson, njihet më shumë, sidomos për periudhën që kishte në krye të kombëtares angleze. Pikërisht ky i fundit numëron 71 vite mbi supe, ndërsa kolegu i tij Uornok është 70 vjeç e 25 ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *