“Play Out”, Grupi A/ Ndizet kampionati në Kategorinë e Parë, Dinamo humbet kur nuk duhet

0

Kategoria e Parë kajyrë tashëm në një tjetër fazë, ku tolerance për gabime është e vogël. Kështu të dyja grupet, si ai A ashtu edhe B, i janë nënshtruar një ndarjeje të dytë. Skuadrat e renditura në 4 vendet e para do të luajnë me njëra-tjetrën për të siguruar një vend në Superiore sezonin e ardhshëm, ndërsa 6 ekipet e tjera do të përballen mes tyre për të siguruar mbijetesën në Kategorinë e Parë.

Në grupin A kanë përfunduar ditën e sotme edhe dy ndeshjet e para sa i përket klubeve që garojnë në “play out”. Dinamo duket se nuk jep shenja reagimi as në këtë fazë, teksa kanë humbur në transfertë me shifrat minimale nga Egnatia. Ndërkohë Veleçiku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë një fitore bindëse me rezultatin 1-4 ndaj Tërbunit./Sport Ekspres/

Grupi A, Play out

Egnatia – Dinamo 1-0 | Dimo 79’

Tërbuni – Veleçiku 1-4 | Mezini 80’ / Toma 10’, 68’, Pelinku 81’, Dyca 94′

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.