Plasin ironitë/ Situata e rrallë, mbrojtësi i Manchester City-t mori vendin e portierit ndaj Atalantës

Një situatë e pazakontë ka ardhur në takimin mes Atalantës dhe Manchester Cityt, që përfundoi në shifrat 1-1. Goli i parë u shënua nga Sterling në minutën e 7, ndërsa Pasalic barazoi në të 49.

Por një situatë e rrallë dhe e pazakontë ka ndodhur te Manchester City. Portieri Ederson u lëndua në pushimin mes pjesëve dhe i la vendin Bravos. Ajo që Guardiola nuk llogariti, ishte ndëshkimi me karton të kuq i portierit të dytë në minutën e 80.

Në këtë moment, “qytetarët” nuk kishin me një portier alternativë dhe i vendosën dorashkat mbrojtësit të krahut, Walker. Me 7 minuta shtesë që u akorduan, kishte shumë frikë te anglezët me gjuajtjet në portë dhe Atalantën e hedhur e gjitha në sulm. Por Walker arriti që të mbante portën e paprekur, ndërsa në Twitter nuk mungojnë edhe ironitë me komentet: “Do të mbajmë mend si një portier të madh, asnjëherë si një mbrojtës të mirë”. /Sport Ekspres/