Plas tek Interi, Spaleti zbulon tradhtinë e Ikardit!

Trajneri Luçiano Spaleti ka zbuluar një prapaskenë të frikshme në lidhje me mospraninë e Mauro Ikardit në listën e të grumbulluarve për takimin e nesërm në Vjenë ndaj Rapidit.

Tekniku tha se ai e kishte kishte grumbulluar argjentinasit, por ky i fundit refuzoi të vinte në Vjenë.

HEQJA E SHIRIT TË KAPITENIT – “Ishte një vendim i dhimbshëm për të mirën e Interit. Përsa sa i takon ndeshjes së nesërme, ishte Ikardi që nuk pranoi të vinte në Vienë ne thërritëm. Tani kemi një ndeshje të rëndësishme përpara, më pas do të jetë momenti i përshtatshëm për të sqaruar situatën me klubin”.

“Nuk e mori mirë. U zhgënjye shumë. Ishte diçka e vështirë për t’u komunikuar nga ana jonë. Mua nuk më interesojnë gjendja e kontratave, mendoj vetëm për raportin me lojtarët e mi. Në këtë moment jemi në atë situatën që ndodh në familje, ku personat që të duan t’i thonë gjërat siç janë”, përfundoi Spaleti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *