Plas tek Arsenali, Ozil përjashtohet pas debatit me trajnerin

Mesut Ozil nuk ishte grumbulluar për ndeshjen që ekipi i tij kishte me Uest Hemin. Lajmi u mor vesh vetëm pak orë para fillimit të takimit dhe fillimisht u fol se gjermani kishte rënë pre e një viroze. Por, e vërteta është shumë më e errët.

Sipas “ESPN”, fantazisti është përfshirë në një debat të ashpër me trajnerin Unai Emeri në seancën stërvitore të ditës së djeshme. Tekniku spanjoll mori menjëherë vendimin për të përjashtuar 29-vjeçari nga ndeshja e ardhshme.

Tani mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet ky konflikt midis palëve. Fantazisti gjerman është lojtari më i paguar në skuadër dhe një ndër lojtarët me më shuam eksperiencë, prezenca e tij në fushën e lojës jetike për “topçinjtë” dhe me siguri paqja do të gjendet shumë shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *