Plas te Reali! Kovaçiç refuzon të stërvitet, prapaskenat!

Mateo Kovaçiç ka vendosur që të mos stërvitet më me Real Madridin deri kur e ardhmja e tij të jetë vendosur. Futbollisti ka mbërritur pas pushimeve në Valdebebas sot në mëngjes dhe ka folur me drejtuesit duke i thënë se nuk do të veshë më fanellën “blancos”.

Të paktën, për momentin. Kroati nuk e kupton ende se çfarë do të ndodhë me të, pasi ka kërkuar që të largohet dhe klubi ende nuk ka marrë asnjë vendim. Kovaçiç, që në deklaratën për “Marca” deklaroi se dëshiron të lërë Realin, për të luajtur me vazhdimësi diku tjetër, ende nuk ka marrë përgjigje.

Ai është takuar tre herë deri tani me drejtuesit dhe me trajnerin Lopetegui, duke i thënë që ta lërë të lirë, pasi duke qenë se ai nuk shihet si lojtar titullar, nuk do të vazhdojë edhe një tjetër sezon në stol.

Beteja lojtar-klub sapo ka nisur. Por, çfarë fshihet pas?! Praktikisht, kroati dëshiron rikthimin në Itali, por jo te Interi. Fjala bëhet për Milanin, ku sipas medieve italiane, Leonardo po punon në fshehtësi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *