Plas te Reali, Bejl braktis skuadrën pas veprimit të presidentit Perez

“Telenovela” Gareth Bejl te Real Madrid s’po ka fund. Pak ditë më parë trajneri Zinedin Zidan u shpreh hapur se largimi i uellsianit do i bënte mirë të gjitha palëve të përfshira. U duk se qëndrimi 6-vjeçar i Bejl te “Los Blancos” po vinte drejt fundit, por një vendim i fundit i Florentino Perez ka ndryshuar krejtësisht situatën.

Presidenti i Real Madrid ka mbyllur në mënyrë të njëanshme  negociatat me klubin kinez Jiangsu Suning. Investitorët nga lindja e largët ishin të vetmit që u treguan të gatshëm për t’i ofruar 30-vjeçarit një pagë të njëjtë me 20 milionë eurot që ai përfiton aktualisht te Real Madrid.

Vendimi drastik i Perez erdhi pasi pala kineze përdori një taktikë të çuditshme në hapje te negociatave, duke mos ofruar qoftë dhe një qindarkë për kartonin e uellsianit. Ky vendim ka inatosur pamasë lojtarin që është larguar nga grumbullimi i skuadrës, duke refuzuar pjesëmarrjen në turneun “Audi Cup”, ku Real Madrid do ndeshet me Totenhem ditën e nesërme kundër Totenhem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *