Plas te Partizani, Alban Hoxha i pezulluar nga klubi

0

Bëri përshtypje mungesa e portierit titullar Alban Hoxha në formacionin titullar të Partizanit, por fillimisht u mendua për ndonjë problem fizik.

Pas ndeshjes u zbulua e vërteta: Alban Hoxha nuk luajti me vendim të klubit dhe nuk kishte asnjë problem!

Vetë portieri komenton shkurt për “Sport Ekspres”: “Nuk e di, vendim i klubit”.

Ndërkaq, edhe trajneri Juliano konfirmoi pas ndeshjes: “Alban Hoxha jashtë? Ka rregulla të brendshme që duhen respektuar, ndërsa Albani nuk i respektoi dhe klubi mori masa”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.