Plas te Napoli/ De Laurentis: Shpenzoj miliarda, por s’luajnë…

0

Aurelio de Laurentis shpërthen kështu pas ndeshjes, duke akuzuar në mënyrë indirekte trajnerin Sarri: “Besoj që djemve u mungoi egërsia napolitane… i veti që tregoi se e kishte ishte një napolitan, Insinje. Të tjerët nuk ekzistonin, kanë treguar që ishin të ndaluar përpara një përbindëshi si Real Madridi. Reali nuk luajti mirë, ndryshe do të dilte 5 ose 6-0. Në Napoli do të jetë një tjetër histori, ndoshta do të shënojmë ne golin e parë. Pashë që nuk ishin, sa i përket tanëve… Duhet më shumë vendosmëri dhe personalitet. Të mos analizojmë individualitetet. Ndoshta pretendohet shumë nga ata që janë marrë për të zhvilluar një rol ndryshe. Nuk futem në meritën e zgjedhjeve, pasi i takojnë një personi. Mund të mos jem dakord, por nuk do të guxoja ta thoja. E mbaj për vete. Pa dëmtimin e Milik, ndoshta do të kishte përfunduar ndryshe. Askush s’ka thënë se duhet të luante Milik dhe jo Mertens. Duhet gjetur zgjidhja përpara, jo në prag të ndeshjes. Tifozët s’janë budallenj. Duhet të kuptosh nëse mund t’i besosh këtij apo atij. Dhe unë nuk do të dijë kurrë se për cilën arsye kam investuar shifra për lojtarë që kurrë s’i kam parë. Me Maxarrin kishim Aronikën dhe Gravën, luanim ndaj Sitit dhe Çelsit. Nuk besoj se sonte ekzistonte një diferencë kaq e madhe. Mungoi saktësia dhe agresiviteti. Me linjën e lartë të prapavijës s’mund të fitojmë ndaj kujtdo”.

Ibra – Sakaq, këto ditë, në një farë mënyre tashmë tingëllon edhe si zyrtare, Napoli kërkon shërbimet e sulmuesit të Mançester Junajtidit, Zlatan Ibrahimoviç. Suedezi i “Djajve të kuq” është ëndrra e madhe e merkatos për presidentin e Napolit, Aurelio de Laurentiis. Duke folur për mediat italiane pak çaste para sfidës kundër Realit të Madridit, ai ka nënvizuar se do të kishte shumë dëshirë të shihte me fanellën e Napolit sulmuesin e Mançesterit. “Merkato? Do të dëshiroja të kisha në ekip atë gjigantin e Mançester Junajtidit, me të cilin kam darkuar kur në Los anxhelos. Edhe pse duket si i marrë, është një tip shumë simpatik”- ka deklaruar numri një i Napolit duke iu referuar Zlatan Ibrahimoviçit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image