Plas te Milani, Bakajako ndëshkon gjithë ekipin!

Milani është në rënie të plotë prej kohësh dhe ecuria e vetëm një fitore në tetë ndeshjet e fundit e konfirmon më së miri këtë gjë. Së fundmi, kuqezijtë pësuan një disfatë ndaj Torinos në transfertë, humbje që i zbriti nga vendi i katërt në të shtatin.

Gjërat nuk janë aspak të qeta në ambientin kuqezi dhe ditën e sotme duket se ka shpërthyer gjithçka. Në stërvitjen e mëngjesit të sotëm, Timue Bakajoko është vonuar më shumë se një orë dhe në momentin që francezi është shfaqur, seancës stërvitore i kishin mbetur vetëm 10 minuta.

Kjo vonesë e mesfushorit ka tërbuar trajnerin Gatuzo, i cili ka ndëshkuar të gjithë ekipin. Grumbullim deri në ditën e ndeshjes me Bolonjën. Vetëm hotel dhe stërvitje, asnjë dalje dhe asnjë takim me familjarët. Situata duket kaotike momentalisht te Milani…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *