Plas te Lugano, Tramexani drejt shkarkimit?

0
Lugano: Calcio: nuovo allenatore FC Lugano Paolo Tramezzani. Nella foto da sinistra, il nuovo allenatore del FC Lugano Paolo Tramezzani con il Presidente angelo Renzetti. ©Keystone / Ti-Press / Samuel Golay

 

Pas humbjes së thellë ndaj Thun, ka ardhur një tjetër zhgënjim për Luganon e Tramexanit dhe Sadikut. Sulmuesi kuqezi s’ka lënë shenjë, ndërsa për trajnerin lëkundet stoli, edhe pse ka kontratë deri në 2019-n. Presidenti Renxeti ka reaguar ashpër pas humbjes së radhës, brenda fushës ndaj Jang Bojsit. “Po ndodhin gjëra të rënda, duhet të ndërhyj unë. Nuk ankohem për stërvitjen, por ndoshta trajneri këtë javë s’e ka menaxhuar siç duhet psikologjinë pas humbjes me Thunin. Vizita në fabrikën e pikturës nuk ka qenë në akord me klubin dhe ndaj është një veprim i rëndë. Më duket se po i bëjmë keq vetes, duhet të ndërhyj”, tha Renxeti. Sakaq, Tramexani u shpreh: “Flej gjumë i qetë,edhe pse presidenti është i nxehur. Të flasë me mua, nëse do”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image