Plas te Brazili, Nejmarit i hiqet shiriti i kapitenit!

Brazili po përgatitet për “Copa America”, e cila starton në 14 qershor, teksa prej disa ditësh trajneri Tite ka zyrtarizuar listën e të grumbulluarve. Gjatë prezantimit të listës, trajneri tha se Nejmar kishte bërë një gabim dhe se do të fliste me yllin e PSG-së, por pa dhënë shumë sqarime.

Mbrëmjen e kaluar ka ardhur dhe vendimi në lidhje me fjalët mistërioze që Tite përdori në konferencë. Nejmar Zhunior nuk do të jetë më kapiteni i kombëtares së Brazilit. Ky vendim duket se ka ardhur pas incidenteve të ndodhura në finalen e Kupës ndaj Renës, ku Nejmar u kap me një nga tifozët kundërshtar.Kapiteni i ri i Brazilit do të jetë Dani Alvesh, i cili do të marrë shiritin që në sfidat miqësore në kuadër të “Copa America” dhe më pas gjatë gjithë kompeticionit. Ende nuk ka pasur një reagim nga Nejmar, por duket se te Brazili ka shpërthyer një çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *