Plas skandali/ Trepça kundër Crvena Zvezdës për Kupë, do të luhet në Kosovë

Në Serbi është hedhur shorti i 1/16 i vlefshëm për Kupë, ku Crvena Zvezda do të ketë përballë ekipin e Trepçës. Ky i fundit është një klub që luan në Ligën e Tretë të Serbisë. Kështu, skuadra serbe do të udhëtojë në 25 shtator drejt Mitrovicës për të luajtur këtë ndeshje, megjithëse kjo është në kundërshtim me rregullat e UEFA-s.

Sipas rregullores së UEFA-s, asnjë federatë futbolli nuk mund të zhvillojë ndeshje të kompeticioneve të saj në territore të tjera shtetërore.

Ndërkohë, kreu i FFk-së, Agim Ademi,  ka dërguar letër zyrtare në UEFA në lidhje me aktivitetet që ekipet serbe zhvillojnë në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës. Megjithatë një përgjigje ende nuk ka mbërritur në zyrat e FFK-së, duke e lënë kështu këtë situatë të vazhdojë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *