Plas sherri tek Ajaksi, De Ligt ndihet i tradhtuar

Është bërë e qartë prej disa ditësh që e ardhmja e Matis De Ligt do të jetë në Torino. Barcelona dhe PSG kanë dalë prej ditësh jashtë gare dhe e vetmja gjë që po ndalon kalimin e 19-vjeçarit te Juventusi janë negociatat midis drejtuesve të klubeve.

Gazeta e njohur holandeze “De Telegraaf” ka zbuluar një detaj interesant mbi negociatat midis klubeve. Një vit më parë De Ligt në praninë e të atit ka marrë pjesë në një takim me drejtuesit e Ajaksit, ku në këmbim të qëndrimit në Holandë edhe për një sezon u ra dakord që klubi nuk do të bëhej pengesë nëse për të do të vinte një ofertë në rangun e 50 milionë eurove.

Mirëpo interesi i madh për lojtarin ka bërë që te Ajaksi të tundohen dhe të shkelin këtë marrëveshje verbale. Sipas “De Telegraaf” raporti i lojtarit me drejtuesit e klubit ka pësuar një krisje të thellë, por kompromisi mbetet vetëm çështje kohë. De Ligt do të mbërrijë në Torino, kjo është e sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *