Plas sherri te Mançester Junajtid

0

Trajneri i Mançester Junajtid Zhoze Murinjo dhe një ndër ndihmësit e tij, Karlos Lalin, kanë pasur një grindje të ashpër paraditen e sotme gjatë seancës stërvitore në prag të sfidës kundër Rostovit, në Europa League.

Kështu shkruan The Sun, që raporton se është dashur ndërhyrja e një tjetër anëtari të stafit të Murinjos, Rikardo Formosinjo, për të ndarë dy sherrxhinjtë.

Nuk dihet arsyeja, por Murinjo e Lalin filluan të debatonin me zë të lartë dhe situata u bë shumë e ndezur, aq sa mund të kalohej edhe te kontakti fizik, para se të ndërhynte Formosinjo.

Lalin më pas u largua drejt makinës së tij, duke braktisur qendrën stërvitore, ndërsa Murinjo vazhdoi stërvitjen.

Murinjo e ka pasur gjithnjë me vete Lalinin, si në Angli, ashtu edhe në Spanjë, ndaj kjo zënkë është e çuditshme dhe duket qartë se Murinjo nuk është aspak i qetë këto kohë.

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here