Plas lufta mes Murinjos e Kontes, italiani: Ai është i sëmurë

0

Në kampionatin anglez ka plasur lufta e deklaratave mes Antonio Kontes dhe Zhoze Murinjos. Dy nga trajnerët më në zë në Angli, secili për stilin e tij, janë vënë përballë njëri-tjetrit me deklarata të njëpasnjëshme publike. Ka qenë i përhershmi Murinjo ai që ka nisur këtë debat, pasi ka thënë se Antonio Konte i duket si një kloun gjatë një ndeshjeje, duke vënë në dukje emocionin me të cilin tekniku italian i përjeton ndeshjet. Konte menjëherë ka reaguar dhe ky debat vazhdon prej ditësh.

Murinjo – Trajneri portugez njihet prej vitesh tashmë si një trajner me karakter provokues dhe ironik. Kësaj radhe, në “grepin” e teknikut portugez ka rënë trajneri i Çelsit, Antonio Konte. Edhe në sezonin e kaluar kishte disa ngacmime mes dy trajnerëve, por marrëdhënia e tyre vazhdoi me profesionalizëm dhe deklaratat kundër njëri-tjetrit ishin të pakta. Mesa duket, ky sezon do të jetë ndryshe për dy trajnerët. Të dy janë shumë larg objektivave të vendosur nga klubet e tyre respektive dhe presioni ndihet tek të dyja palët. Murinjo ka qenë ai që ka shpërthyer i pari, duke thënë se Konte i duket si një kloun kur është në pankinën e Çelsit.

Konte – Tekniku italian i Çelsit u duk shumë i acaruar me deklaratat e rivalit të tij dhe është kundërpërgjigjur menjëherë. Konte tha se rivali i tij, Murinjo, është i sëmurë. Sipas Kontes, Murinjo vuan nga sëmundja “senile dementia”, pasi Murinjo nuk është i aftë të ruajë një personalitet dhe vuan nga humbja e kujtesës. Konte nuk ndaloi këtu, por vazhdoi të akuzonte teknikun portugez, duke i kujtuar atij se si ka qenë para disa vitesh. “Murinjo flet për të gjithë ne. Nuk e kuptoj qëllimin e tij se pse bën këto deklarata, por gjithsesi unë di të them se ai vuan nga një sëmundje personaliteti. Gjithashtu, dua t’i kujtoj atij se si ka qenë para disa vitesh. Ndoshta ai nuk po flet për mua, po për veten e tij para disa kohësh”,- tha tekniku italian.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image