Plas keq te Luftëtari, holandezi shpërthen ndaj Marantas: Bën si Murinjo, mik çfarë dreqin po flet?

Koha e Hilgen Cerezos, mbrojtësit holandez që erdhi me bujë te Luftëtari, duket se ka përfunduar. Trajneri Marantas e kishte dërguar tek të rinjtë këtë futbollist, duke u arsyetuar vendimi se lojtari ishte mbipeshë.

Pavarësisht se ky ishte transferimi më i bujshëm i bluzinjve dhe kishte interesin e gjithë tifozëve për ta parë më nga afër. Një rrëfim shpërthyes ka bërë vetë Cerezo për “Sportnieuws”, duke dalë hapur kundër Marantas dhe mënyrën sesi ky trajner drejton te Luftëtari. Mes shumë fjalëve të thëna, tregohet sesi tekniku grek ulëriste më kot gjatë stërvitjeve.

“Kam qenë duke lundruar me të dashurën time. Kur marrë një telefonatë nga një zotëri i madh në Shqipëri. I them “PO” për Luftëtarin, por i kisha dyshimet e mia. Që kur isha duke fluturuar për të shkuar atje, nuk e kisha ndjenjën e mirë. Kam marrë më shumë se 50 telefonata. Ne folëm dhe ramë dakort. Unë përcaktova kërkesat e mia dhe ata mi plotësuan. Shkova në stërvitje dhe pas një ndeshje praktike që kishim në Greqi, trajneri papritur u zhduk. Isha i nevrikosur. Ti më telefonon mua 40-50 herë dhe në fund zgjedh të largohesh? Gjithsesi, erdhi një trajner grek që quhet Georgios Marantas. Ai vinte nga kategoria e tretë në Greqi dhe mendonte se ishte Jose Mourinjo. Më kishte parë të luaja dhe nuk më pëlqente. Unë luaj gjithashtu edhe si mesfushor, por jam mbrojtës. U përpoqa që t’ia shpjegoja. Kur befas ai po më bërtiste se nuk do të luaja nëse nuk e dëgjoja atë. Në atë moment mendova: “Mik, çfarë dreqin je duke folur?”. Ti nuk më njeh mua dhe nis menjëherë me ulërima.

Luajtëm ndaj një ekipi në kategori të tretë. Fundjavën pas kësaj, nuk isha më në përzgjedhje. Po ndihesha keq, prandaj i kërkova një shpjegim trjanerit. Por trajneri më tha se problem ishte trupi im dhe se nuk mund të punonte me këtë pjesë. Tifozët erdhën në stadium dhe më pyesnin se përse nuk po luaja. Ndeshjen tjetër, Luftëtari fitoi 2-1 dhe Marantas mendoi se kishte të drejtë. Në fakt, ne ishim me shumë fat që kundërshtarët nuk po i mbyllnin aksionet e tyre për t’i shënuar në portë. Kjo pasi kemi edhe një portier të mirë. Fati u zhduk me Skënderbeun, atje ne humbim 2-0. Aty njerëzit menduan: “Tani është koha për Cerezon”. Mirëpo nuk rezultoi kështu. Është shumë e vështirë për ty, sidomos kur e di se je 10 herë më i mirë sesa ai që po luan në vendin tënd.

Në ndeshjen me Kukësin kemi humbur 4-1 dhe të katërta golat kanë ardhur për fajin e lojtarit që ishte në vendin tim. Unë u ngopa. Media e pyeste trajnerin se përse nuk më aktivizonte, ndërsa thjeshtë gënjente. Ishte edhe një moment tjetër kur ndeshja ishte të dielën, pas asaj humbje me Tiranën, ndërsa ne të martën bëmë stërvitjen. Trajneri filloi të më bërtas mua. Ai nuk mendoi se isha mirë fizikisht, duhej të stërvitesha 2 javë. Unë thashë mirë, bëj stërvitje për veten time. Unë jam fizikisht më mirë sesa shumë lojtarë nga formacioni i parë. Në gazetë ai tha që unë nuk do të luaj, por ai humbet gjithçka. Unë pyes veten se sa kohë do të mbetet aty Marantas. Kam kërkuar largimin tim dhe të mbyll kontratën, megjithëse trajneri më kërkoi që të luftoja”, tha Cerezo. /Sport Ekspres/