Plani për Tiranën “Superiore”, konfirmime dhe shitje lojtarësh

Shitja e Mervejlit garanton të ardhurat për shpenzimet e sezonit pasardhës. Senatorët nuk do largohen

Gjergji Stefa

Alban Berisha, një nga njerëzit më të afërt të presidentit Halili nuk e vë buzën në gaz që ditën kur bardheblutë ranë nga kategoria në Shkodër. “President, do luajmë në Shën Koll, e kupton ku jemi?!”. Zakonisht nuk është e rëndësishme vetëm të biesh, por mbi të gjitha të dish të ngrihesh. Duhet një plan, një strategji. Pas eliminimit nga Makabi kanë marrë fund dhe analizat për faktin që skuadra nuk mbijetoi dot në superiore. Zhordi Krujf, pas ndeshjes në Izrael i tha Ze Marisë: “Po ju dolët të dytët, apo të tretët?”. Zhordi mos u tall, Tirana ra nga kategoria. Të enjten Zhordi i takoi sërish drejtuesit e Tiranës: “Si keni rënë ju, nuk e kuptoj?”. Çdo gjë ka një shpjegim. Tirana në 2017 e fitoi ndeshjen e parë vetëm 3 javë para fundit të kampionatit. Nëse i kthehesh sezonit të shkuar, mund të gjesh një mijë arsye, se përse kjo skuadër nuk qëndroi mes më të mirave.

Tani duhet menduar për të ardhmen. Pikë së pari duhen shitur dy lojtarë. Mervejl dhe Doka. Për të parin ka oferta konkrete deri në 350 mijë dhe 10% të vlerës së transferimit të ardhshëm. Duke qenë se është 19 vjeç Tirana do marrë 1% të çdo shitje të tij deri sa ai të lërë futbollin. Thesar. Klubi do 500 mijë euro. Me atë që ndeshje që bëri kundër Makabit dhe mund të shkojë aq. Nga ana tjetër është Doka. Prej vitesh në Shqipëri nuk shfaqet një mbrojtës me kaq talent. Këtu duhet qëndruar me këmbë në tokë. Klubi mund ta japë për 200 mijë euro dhe gjithashtu të mbajë një pjesë të kartonit.

Me paratë e të dyve mund të realizohet një “Fair-play” i brendshëm financiar. Vetëm nga shitjet e futbollistëve Tirana do ketë të garantuar të gjithë buxhetin për edicionin e ardhshëm, paga dhe shpenzime administrative. Ndërkohë senatorët do qëndrojnë. Ilion Lika, Gentian Muça, Karabeci, Hoxhallari dhe Kërçiku janë të sigurt. Ndoshta qëndron dhe Daja, i cili është nën kontratë, por duhen parë hapësirat sportive që do i ofrojë trajneri.

Përveç detyrimit për të mbyllur sa më shpejt hesapet e kategorisë – pra ngjitjes – në klub shpresojnë që me 2-3 prekje, në janar t’i afrohen sërish Kupës së Shqipërisë. Kjo do ishte një plus financiar, duke pasur parasysh që të ardhurat dytësore këtë vit do pësojnë rënie. Fondi i solidaritetit për klubet e Superiores dhe e drejta televizive do jetë zero. Ky është plani i Tiranës për të bërë maksimumin sportiv dhe gjithashtu jo vetëm për të mos shpenzuar, por për të vazhduar rrugëtimin drejt gjithnjë e më shumë një bilanci financiar pozitiv. “Nuk më intereson – thotë Alban Berisha, njeriu pranë presidentit- unë dua titullin kampion në Superiore. Vetëm atëherë do qesh”. Lotët e rënies nga kategoria ende nuk janë tharë.

 

3 thoughts on “Plani për Tiranën “Superiore”, konfirmime dhe shitje lojtarësh

  1. Alban Berisha nuk mere vesh nga futboll eshte nje cop tifoz I Tirones dhe kaq. Per sa I perket futboollit se ka Irene si luhet. Riti dhe te tjere si puna ritit e perdorin per pune te pista se per ate pune eshte ai njeri qe ri gjith diten duke pire shishe me chivas gjith diten dhe duke bere pazare me ekipet e kategoris se pare qe mos ti bejne konkurence tirones. Njeri qe ron ne emer te tjerve. Njeri qe bosat e ekipe e perdorin per te mbaruar punet e pista.

  2. Dhe ju qe shruani keto artikuj dhe permendi emrin e ketij matrapazi do jeni nga ata tipa qe i bini qylit per pjat makarona.

    1. Duam s’duam ne, ai eshte njeri i afert i presidentit, as na intereson ta njohim personalisht, apo jo? Puna e Refik halilit, te beje si te kete qejf

Leave a Reply to Mario Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *