Plani i mohuar i Vllaznisë, kandidaturat që u dogjën nga bordi i ri

Vllaznia është si një tenxhere me presion, pa ndonjë siguri të madhe, nga momenti në moment mund të pëlcasë. Në Shkodër, lufta për të marrë skuadrën shkodrane ishte e madhe. Bordi u nda në dy pjesë, njëherë me specialistë futbolli, pastaj u fut dhe fryma politike.

Shumë personazhe të njohur synonin drejtimin e kuqebluve, ndërsa më në fund gjërat kanë marrë zgjidhje. Administratori Suad Lici u zyrtarizoi, ndërsa në pritje për të marrë detyrat e tyre janë Alban Hasani në rolin e drejtorit sportiv dhe Ervis Kraja në rolin e trajnerit.

“Sport Ekspres” zbulon dhe një skenar tjetër para se të zyrtarizohej Suad Lici. Një pjesë e bordit kishte miratuar Edi Martinin si kryepankinën e kuqebluve, ndërsa Taip Piraniqin në rolin e drejtorit sportiv. Gjërat ndryshuan shpejt, ashtu si dhe mekanizmat në Shkodër, ndërsa tani kanë mbetur vetëm zyrtarizimet e reja që po vonojnë një tmerr.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *