Plani i Kategorisë së Parë, java e 24-t zhvillohet në dy ditë

Në këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 24-t të Kategorisë së Parë dhe FSHF-ja ka vendosur që ato të luhen në dy ditë dhe në orare të ndryshme. Duke ju referuar kalendarit, vetëm ndeshjet Play-out të Grupit B do të luhen ditën e diel, të dyja në orën 15:00, ndërsa të shtunën luhen të gjitha ndeshjet e tjera.

Në Grupin A, të shtunën në ora 15:00 Vllaznia pret Korabin, një ndeshje festive. Një orë më pas, Erzeni përballet në “Tofik Jashari” me skuadrën e Besëlidhjes. Pesëshja e dyte sjell sfida inetersate. Shënkolli i vendit të fundit pret Burrelin kryesues, ndërsa Veleçiku-Iliria u jep mundësi vendasve që të marrin pikët e sigurisë për mbijetesë. Vora këtë javë është pushim.

Në Grupin B, zona Play-off,  Bylisi e ka të lehtë sfidën me Lushnjen në shtëpi. Besa, e renditur e dyta, do të presë Egnatian, por më parë pret të mësojë vendimin e Komisionit të Disiplinës. Në zonën Play-out, Tomori synon maksimumin ndaj Apolonisë në stadiumin “Tomori”, ndërkohë që Pogradeci ka në dorë fatet e Elbasanit. Turbina këtë javë është pushim.

AGRON KAJA

KATEGORIA E PARË / Java 24

Grupi A | Play-off
E shtunë, më 20 prill 2019
Ora 15:00 | Vllaznia-Korabi (Në Shkodër)
Ora 16:00 | Erzeni-Besëlidhja (Në Shijak)
Dinamo pushim

Grupi A | Play-out
E shtunë, më 20 prill 2019
Ora 16:00 | Veleçiku-Iliria (Në Shënkoll)
Ora 16:00 | Shënkolli-Burreli (Në Shkodër)
Vora pushim

Grupi B | Play-off
E shtunë, më 20 prill 2019
Ora 16:00 | Bylis-Lushnja (Në Ballsh)
Ora 16:00 | Besa-Egnatia (Në Kavajë)
Oriku pushim

Grupi B | Play-out
E diel, më 21 prill 2019
Ora 15:00 | Pogradeci-Elbasani (Në Pogradec)
Ora 15:00 | Tomori-Apolonia (Në Berat)
Turbina pushim  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *