Plani i Juves për Pogba, babai i De Ligt i “shkel syrin” bardhezinjve

0

E ardhmja e Adrien Rabiot është larg PSG. Mesfushori e ka ndarë mendjen për të mos rinovuar kontratën që i skadon në verë dhe klubi francez ka vendosur të mos e zbresë më në fushë. Diçka të tillë e shprehu Antero Henrike, drejtori sportiv i PSG, i cili u shpreh se Rabiot do të qëndrojë në stol deri në fund të kontratës.

Pavarësisht këtyre deklaratave, kampionët e Francës mund ta shesin 23-vjeçarin në janar. Barcelona dhe Juventus janë klubet më të interesuara për shërbimet e tij. Bardhezinjtë mund të tërhiqen nga gara për Rabiot dhe mund ta lejojnë atë të zgjedhë Barcelonën.

Shkaku? Siç raporton ”Tuttosport”, Juventus është gati të bëjë këtë lëvizje për të mbërritur te… Pol Pogba. Francezi kërkohet dhe nga Barcelona, por katalanasit mund të mjaftohen me Rabiot, kështu që rriten shanset e rikthimit të mesfushorit të Junajtid tek ekipi torinez.

Nga ana tjetër, Juventus është në garë dhe për shërbimet e Matijs De Ligt. Mbrojtësi i talentuar i Ajaksit ka oferta nga shumë klube evropiane, ndërsa babai i tij ka folur për të ardhmen e 19-vjeçarit.

Juventus mund të jetë një mundësi për të ardhmen e Matijs, por nuk është klubi i vetëm i interesuar. Tani jemi të përqendruar tek Ajaksi. Torino është një qytet i bukur dhe isha aty në verë për të ndjekur ndeshjen e Holandës. Në muajt e ardhshëm, unë, djali im dhe Rajola (menaxheri i De Ligt) do të marrim vendimin e duhur për të ardhmen e tij”, ka folur Frenk De Ligt për “Tuttosport”.

Kapiteni dhe titullari i kombëtares së Holandës u shpall dje fituesi i çmimit “Golden Boy” dhe shihet si një nga mbrojtësit e së ardhmes.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.