Plani i Juventusit, pasuesi i Alek Sandros gjendet te Barcelona

Juventusi planifikon gjithçka dhe objektivi i bardhezinjve është afrimi i një mbrojtësi të majtë. Marselo i Realit të Madridit është lakuar shumë në të shkuarën, por tashmë ka një tjetër emër dhe ai është Zhordi Alba. Futbollisti i Barcelonës është nën kontratë deri në verën e vitit 2020 dhe ende nuk ka një marrëveshje për rinovimin.

Kështu klubi torinez po mendon ta transferojë lojtarin, i cili në aspektin sportiv i bind kampionët e Italisë dhe shikohet si një përforcim me vlera. Por nga ana tjetër shikohet edhe si një lëvizje e detyruar në kampin bardhezi.

Braziliani Aleks Sandro, gjithashtu del i lirë në verën e vitit 2020. Mbrojtësi kërkon rritje page dhe paraqitjet kanë qenë të mira. Një ofertë e mirë do e detyronte Juventusin ta shiste anësorin e majtë. Kështu që duhet gjetur zëvendësuesi i tij dhe Zhordi Alba është pista e re sikurse raporton “Corriere dello Sport”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *