Plani i Infantinos drejt dështimit, “BIG”-ët e Europës e kërcënojnë!

0

Kreu i FIFA-s Xhani Infantino ka ndërmend të bëjë një revolucion në formulën e turneut të Botërorit të klubeve. Numri një i FIFA-s kërkon të shesë të drejtat e këtij turneu për 25 miliardë euro drejt një grupi investimesh të kryesuar nga kompania japoneze “Softbank”.

Mirëpo, kjo ka sjellë kundërshtinë e klubeve europiane, krerët e të cilave kanë firmosur një dokument, ku kanë bërë të ditur se në rast se Infantino do të vënë në jetë këtë projekt, ata nuk do të kenë rrugë tjetër përveç se bojkotit.

Me planin e ri, Botërori i klubeve do të organizohet në muajin qershor dhe numri i ekipeve do të rritet në 24, turneu pritet të fillojë në vitin 2021.

Me anë të një letre të dërguar drejt UEFA-s dhe FIFA-s nga kreu i Shoqatës e Europiane të Klubeve (ECA), Andrea Anjeli, i cili është dhe presidenti i klubit të Juventusit, është shprehur qartazi qëndrimi kundër i pjesës më të madhe të klubeve elitare në Europë.

Dokumenti i firmosur nga drejtuesit e klubeve europiane
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.