Planet për mbylljen e sezonit/ Klubi anglez vjen me ide të çmendur: Premier League ta vazhdojmë ta luajmë në… Kinë

Mund të tingëllojë çuditshëm po në Angli ka një ide të hedhur. Po sikur Premier League ta vazhdojmë në Kinë?! Ka qenë kjo pyetja dhe propozimi i njerit prej klubeve angleze në mbledhjen e fundit të presidentëve. Në një mbledhje e cila është kërkuar për të diskutuar fatet e jë sezoni që na surprizoi jo pak.

Sipas shtypit britanik 18 nga 20 skuadra kanë kërkuar të luhet sezoni i plotë. Por një nga përfaqësuesit e klubeve duke parë uljen personave të prekur në Kinë ka propozuar kontinentin aziatik. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, emri u klubit nuk bëhet u ditur por i sigurtë është fakti se ideja e tyre ka qenë mjaft serioze. Një propozim që as nuk do të mendohet dyherë pasi një çmenduri e tillë do të dyfishonte shpenzimet e përfundimit të kampionatit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *