Planet e Milanit “amerikan”, shpresa të mëdha në CAS

0

Tashmë epoka kineze ka marrë fund te Milani, që ka kaluar në duart e fondit Elliott, në pronësi të Pol Singer.

Natyrisht, ka shumë kuriozitet nga tifozët, sepse e ardhmja është ende shumë e turbullt, por Singer ka dalë me një deklaratë për shtyp ku deklaron se synimi i tij është ta kthejë Milanin në vendin që i takon, pasi është një klub me potencial të jashtëzakonshëm.

Kjo do të thotë se nuk është çudi që Singer të mos e shesë më Milanin dhe tashmë priten disa hapa.

ARMËT E ELLIOTT

Fondi i Singerit kërkon të anulojë dënimin e UEFA-s, duke përdorur tre armë në CAS: stabilitet dhe vazhdimësi, borxh i zeruar dhe respektim i Fair-play financiar.

KËSHILLI ADMINISTRATIV DHE ASAMBLEJA

Nesër pasdite do të zhvillohet një mbledhje urgjente e Këshillit Administrativ, që do të thërrasë për më 21 korrik asamblenë e ortakëve. Kjo e fundit do të zgjedhë Këshillin e ri, pa kinezët.

NDRYSHIMET

Në komunikatën e Elliott dalin në pah disa pika të rëndësishme. Një projekt afatgjatë (flitet se Singer mund ta mbajë Milanin të paktën një vit, para se ta shesë); konfirmimi i Gatuzos; shtimi i kapitalit me 50 milionë euro; asnjë fjalë për drejtuesit aktualë kuqezinj, ndaj mund të largohen Mirabeli e Fasone. Një “ish” i famshëm, Umberto Gandini, mund të kthehet, por ka edhe emra të tjerë që bëjnë tifozët të ëndërrojnë: Paolo Maldini e Demetrio Albertini.

CAS NË LOZANË

Më 19 korrik Pol Singer dhe Marko Fasone do të paraqiten në CAS me shpresën se do të anulojnë përjashtimin për një vit nga kupat e Europës. Nuk do të jetë e lehtë, sepse UEFA ka përgatitur strategjinë e vet dhe nuk e ka me qejf që fondet e investimeve të bëhen pronarë klubesh.

E ARDHMJA

Elliott duhet të vlerësojë me shpejtësi dy gjëra. Së pari, Pol Singer dëshiron të takohet me drejtuesit e Interit dhe Komunën e Milanos për të diskutuar vazhdimësinë në San Siro. Së dyti, Elliott duhet të kërkojë blerës të rinj për klubin, në harkun e një viti. Nga Amerika janë në garë familja Rikets, që zotëron Chicago Cubs, dhe Stefën Ros, bosi i Miami Dolphins në NFL.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.