Plan B për sulmin, Bajerni kërkon të rikthejë një “ish”

0

Te Bajerni i Mynihut janë mëse të kënaqur me Robert Levandovskin. Polaku konsiderohet nga shumë vetë si sulmuesi më i mirë në planet dhe në Bavari i gëzohen faktit që 30-vjeçari ka dhe dy vite të mbetura në kontratën e tij.

Megjithatë është mëse e qartë që në skuadrën aktuale të Bajernit mungon një “plan B”. Largimi i Sandro Vagner në janar ka lënë kampionët e Gjermanisë pa një sulmues rezervë, por sipas medies gjermane “Sky Sports”, kjo problematikë do të marrë zgjidhje këtë verë.

Drejtuesit e klubit bavarez dëshirojnë të rikthejnë në Mynih sulmuesin Mario Mandzhukiç. Ardhja e Kristiano Ronaldos në Torino dhe dalja në skenë e talentit Moise Ken ka bërë që situata e kroatit te Juventusi të ndryshojë ndjeshëm.

Gjithsesi transferimi i Mandzhukiç në Mynih nuk do të jetë pa kosto për Bajernin. Kontrata e sulmuesit me Juventusit zgjat edhe për dy sezone dhe italianët nuk njihen si një klub që bëjnë ulje në tregun e transferimeve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.