Plaku trajneri provizor i Kamzës: Duhet të rritim marshin!

Sebino Plaku është një lojtar me shumë eksperiencë në Kategorinë Superiore, aq sa presidenti Naim Qarri i ka besuar dhe rolin e trajnerit përkohësisht së bashku me trajnerin e portierëve Bledi Vashaku. Sulmuesi ka folur si trajner për “Supersport” ku ka thekuar se skuadra duhet të ecë para dhe të rikthehet rezultateve pozitive.

Plaku justifikon në një farë mënyre dhe ish-trajnerët që ka pasur këtë edicion, por në anën tjetër bën apel për lojtarët që të ulin kokën dhe të punojnë akoma dhe më shumë.

TRAJNERI – “Më vjen keq, sepse si Devolli dhe Duro ndoshta u nevojitej më shumë kohë. Ndoshta edhe ne lojtarët duhet të rritim marshin dhe të marrim më shumë përgjegjësi. Duhet të ulim kokën, të bëjmë më të mirën dhe t’u kthehemi rezultateve pozitive”.

GOLAT – “Kemi krijuar shumë raste këtë vit, por nuk kemi konkretizuar. Po mundohemi ta zgjidhim, nëse është çështje fokusimi apo diçka tjetër. Duhet ta gjejmë zgjidhjen tek vetja, duhet të jem më efikas”.

NDESHJA ME KASTRIOTIN – “Do të jetë ngarkesë emocionale shumë e fortë për të dyja skuadrat, fitorja për ne është e domosdoshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *