Plaku: Kupa një mundësi e mirë, çdo javë do jem në kërkim të golit

Skuadra e Kamzës do ta nisë kët vit të ri me ndeshjen pëballë Vllaznisë, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Sulmuesi dhe kapiteni i skuadrës, Sebino Plaku ka folur për “sportekspres.com” para kësaj sfide, ku pranoi se ky kompeticion është një mundësi shumë e mirë për skuadrat që të fitojnë trofe.

“Mendoj se duke qenë se Kupa është një mundësi që mund të shkosh shpejt në finale, atëherë them se do mundohemi të provojmë t’i shkojmë deri në fund” – tha fillimisht Plaku.

Gjithashtu, sulmuesi me shumë eksperiencë foli edhe për “rivalët” e tij në repartin e sulmit, që janë Martinena dhe afrimi i kësaj merkatoje, meksikani Izazola. Sa i takon konkurrencës në skuadër, Plaku tha: “Konkurrenca na bën shumë mirë dhe është diçka e shëndetshme për çdo skuadër, përfshirë këtu dhe Kamzën.”

Ndërsa sa i takon raporteve me teknikun Ernest Gjoka dhe objektivave të klubit për pjesën e mbetur të sezonit, Sebino Plaku u shpreh: “Me trajnerin kam raporte profesionale dhe unë personalisht mendoj se erdhi në momentin e duhur në krye të pankinës. Objektivi ynë primar është të mbetemi në Superiore”.

Sezonin e shkuar, bomberi kryeqytetas ishte një prej lojtarëve më të mirë në Superiore, duke shënuar plot 13 gola në kampionat. Megjithatë, në gjysmën e parë të sezonit, Plaku ka gjetur rrjetën vetëm dy herë  dhe për këtë statistikë, 33-vjeçari u shpreh se do të punojë shumë dhe do të jetë në kërkim të golit në të gjitha ndeshjet që do të luajë: “Dua të ndihmoj sa më shumë skuadrën dhe të jem i rëndësishëm. Di të them se do të jem në kërkim të golave çdo javë”,- përfundoi kapiteni i Kamzës.

Intervistoi: VERONIK ISTREFAJ

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *