Plaku: Ishte ndeshje konfirmimi, mendojmë vetëm mbijetesën

0

Sebino Plaku po bën mjaft mirë këtë sezon, duke qenë një nga më të spikaturit te Kamza, Edhe në ndeshjen me Kukësin edhe pse nuk shënoi ishte nga më të mirët në fushë. Pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, sulmuesi tregoi dhe një herë se objektivat e skuadrës së tij janë për të siguruar matematikisht mbijetesën. Po ashtu, Plaku tregon se çfarë e ka ndihmuar Kamzën që të bëjë një sezon kaq të mirë deri më tani.

“Kishim bërë dy ndeshje të mira, si me Laçin që fitua,m ashtu dhe me Partizanin që nuk fituam. Kjo ndeshje ishte konfirmimi i dy ndeshjeve të mëparshme, për të treguar se kjo skuadër e ka potencialin  duhur. Treguam stabilitetin që treguam. Nëse ke stabilitet në lojë edhe kur fiton, tregon se do të ketë luftë deri në fund”.

“Ne jemi ndërtuar rishtazi. Nuk vuajtëm pjesën e përshtatjes, çka ishte gjë shumë e mirë. Afrimet u përshtatën mjaft shpejt. Kjo është meritë e të gjithë skuadrës për t’u bërë si një familje. Nëse janë kot faktorë ka mundësinë për të dhënë maksimumin. Kemi lojtarë që nuk bëjnë të ndjehen mungesat që mund të kemi”.

“Pjesa më e vështirë për një lojtar është kur ka shumë lëvizje, unë në dy vite kam lëvizur shumë. Ardhja ime te Kamza ishte për të treguar veten, ku të shprehem, të kem vazhdimësi. Më ka munguar vazhdimësia dhe në momentin që kam mundësi të shprehem mund të tregoj vlerat”.

“E kemi thënë dhe do e përsërisim, nuk kemi hapin e Europës, pasi ka shumë faktor. Pjesa jonë është mbijetesa e domosdoshme. Pjesa tjetër është benefit i skuadrës, nëse do të kemi mundësi të pretendojmë më tepër. Kemi nevojë të jemi në Superiore dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në vazhdim”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave A Reply

Your email address will not be published.