Plaga e Manxhukiçit ndërroi mendjen e Orsatos!

Episodi më i rëndësishëm i ndeshjes Inter-Juventus është ndërhyrja e Vesinos, në minutën e 17-të, me taka të ngritura në kaviljen e Mario Manxhukiçit, që qëndroi në tokë për disa minuta dhe që sigurisht u asistua nga mjekët, duke u fashuar. E ndërsa për arbitrin Orsato, ishte i verdhë dhe faull, më pas gjithçka ka ndryshuar, por pas konsultit me VAR-in. Sipas “Sky”, megjithatë, arbitri kryesor nuk u këshillua nga Valeri, që ndodhej te VAR-i, por sepse pa gjakun dhe plagën e kroatit, teksa mbante këmbën me dorë.

Risultati immagini per orsato var inter juve

Pikërisht pasi pa se mund të kishte gabuar dhe se bëhej fjalë për një ndërhyrje që dëmtom integritetin e një lojtari, u drejtua personalisht te monitori për të parë atë që kishte ndodhur dhe më pas nuk kishte dyshime. Praktikisht, nëse takat e Vesinos do të kishin prekur palestrinën e kroatit, atëherë do të ishte vetëm i verdhë.

https://www.youtube.com/watch?v=w2JndmzSffM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *